Kryesoret

From 4training
Jump to: navigation, search
Other languages:
Albanian • ‎Chinese • ‎English • ‎German • ‎Polish • ‎Vietnamese
More information about Albanian

Në këtë seksion do të gjesh burimet "kryesore", të cilat nevojiten vazhdimisht për trajnimin dishepullizues.

Mësimet e para të trajnimit

1. Historia e Perëndisë

Mësimi i parë përmban një përmbledhje të planit të Perëndisë dhe se çfarë kërkon Ai nga ne. Përdore atë menjëherë si mësimin e parë të trajnimit për një besimtar të ri, në mënyrë që ai të kuptojë menjëherë kuptimin e vendimit të tij dhe gjithashtu të mësojë se si t'ua shpjegojë edhe të tjerëve.

2. Lutja

Ky mësim i dytë jep kuptimin bazë të komunikimit tonë me Perëndinë. Lexoje dhe mos harro të praktikosh llojet e ndryshme të lutjes kur je duke trajnuar dikë!

3. Koha me Perëndinë

Perëndia do të na mësojë. Ne duhet të mësojmë se si të kalojmë kohë me Të dhe të mësojmë nga Ai. Ky mësim i tretë shpjegon se si të bësh diçka të tillë dhe tregon disa shembuj nga njerëzit në Bibël, për kohën e tyre me Perëndinë.

4. Kisha

Ne nuk jemi vetëm. Së bashku me ndjekës të tjerë të Jezusit ne formojmë një komunitet ose bashkësi. Mësimi numër katër shpjegon se çfarë është kisha dhe çfarë bën ajo.

Pagëzimi

Përdore këtë mësim si përgatitje për pagëzim. Në Bibël ne shohim që njerëzit pagëzohen shpejt pasi kanë marrë vendimin e tyre. Ti mund ta përdorësh këtë mësim menjëherë pas mësimit të parë ose në çfarëdo pike në procesin e trajnimit.

Struktura e një takimi

Procesi i tre të tretave

Diagrama me pjesët e ndryshme të një takimi trajnimi. Përdore këtë skemë për çdo takim trajnimi dhe në seksionin "mësimet" ti u mëson çdo herë një nga mësimet e dishepullizimit.

Shenjues për leximin e Biblës

Kjo fletë pune duhet të printohet nga të dyja anët dhe të pritet në katër shenjues të vegjël. Ato përmbajnë disa këshilla të thjeshta për të interesuarit, se si të fillojnë të lexojnë Fjalën e Perëndisë dhe japin një pamje të përgjithshme për një takim për zbulimin e Biblës (që në thelb është e njëjta si Procesi i tre të tretave).

Një lutje e përditshme

Kjo fletë pune duhet të printohet nga të dyja anët, të pritet në tetë pjesë të vogla dhe kështu është tamam p.sh. për portofolin tënd, për ta patur gjithmonë me vete dhe ta përdorësh çdo ditë për t'u lutur!