Pyetjet më të shpeshta...

From 4training
Jump to: navigation, search


Other languages:
Albanian • ‎Chinese • ‎English • ‎German
More information about Albanian

Trajnim

Si mund të gjej një trajnues të mirë?

Na kontakto dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të gjetur një trajnues të mirë për ty!

Jip kontributin tënd

Si mund të kontriboj në një përkthim të ri?

Ne jemi gjithmonë shumë të gëzuar të shtojmë një përkthim në një gjuhë të re! Na e dërgo të lutem tek Formular Kontakti ose me e-mail tek contact[at]4training[dot]net

Vura re një gabim - çfarë mund të bëj?

Na informo të lutem duke përdorur Formular Kontakti.

E drejta e autorit

Çfarë do të thotë që kjo faqe nuk ka të drejtë autori?

Kjo do të thotë që ti mund të marrësh çdo gjë në këtë faqe interneti: përdore, fotokopjoje, përktheje, madje edhe përshtate. Nuk ke nevojë të kërkosh leje. Sigurisht, ne do të gezoheshim shumë nëse do të dëgjonim se çfare je duke bërë. Kështu, në rast se je duke i përshtatur materialet, do të gëzoheshim nëse mund të na kontaktoje na kontakto dhe të na dërgoje versionet e tua!

Pse i jepni të gjitha materialet pa të drejtë autori?

Sepse besojmë që kjo reflekton karakterin e Mbretërisë së Perëndisë (shiko Mateu 10:8; Filpianët 1:18).
Sepse jemi mërzitur me tërë atë proces "normal" kur ti do të përdorësh apo të përkthesh burime të ndryshme: të gjesh kush i ka të drejtat e autorit, të kërkosh për leje, të firmosësh kontrata, të paguash fatura, të investosh shumë kohë në të gjitha këto dhe pastaj të zbulosh që prapë nuk ke fleksibilitet.
Sepse ne nuk duam që të shqetësohesh për këto gjëra, por të përqëndrosh energjinë tënde tek bërja e dishepujve.