download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.0

Familja dhe Marrëdhënia jonë me Perëndinë

Other languages:
More information about Albanian

Perëndia Atë, Jezusi dhe Fryma e Shenjtë

Perëndia është Ai që na krijoi. Kur shohim se krijimi i Tij është i ndërlikuar, ne kuptojmë se nuk ka mënyrë tjetër sesi ne të mund të kuptojmë Atë plotësisht. Por Ai na ka zbuluar disa aspekte të Tij në mënyrë që ne të mund ta njohim Atë më mirë. Dhe ndonëse Ai është një, Ai është gjithashtu tre – ndaj dhe marrëdhënia jonë me Të përfshin marrëdhënie me këta të tre. Ne mund të jemi më të familjarizuar me njërin sesa me të tjerët, por ne duhet të përfshihemi në të treja marrëdhëniet: me Atin Perëndi, me Jezusin dhe me Frymën e Shenjtë.

Idea e Perëndisë për familjen

Perëndia i krijoi njerëzit burra dhe gra, të dy në imazhin e Tij. Kjo nënkupton se Ai nuk është as mashkullor dhe as femëror por në Të bëjnë pjesë të dyja. Ai na bëri të frytshëm dhe krijoi konceptin e familjes.

Familja përfshin tre role kryesore: babai, nëna dhe fëmijët. Këto role bashkëpunojnë për të përmbushur nevojat tona – për dashuri, mbrojtje, mbështetje, identitet, etj. Nëse këto nevoja përmbushen në mënyrën që Perëndia i mendoi, atëherë ne rritemi në një mjedis krejtësisht të shëndetshëm. Fatkeqësisht, në botën tonë problematike kjo nuk ndodh. Disa prej këtyre roleve mungojnë ose janë shtrembëruar. Kur nevojat tona nuk përmbushen, kjo lë plagë në jetët tona. E gjitha kjo ndikon në mënyrën sesi ne i shohim marrëdhëniet, sesi ne e shohim familjen, sesi ne e shohim veten dhe sesi ne e shohim Perëndinë.

Lidhja ndërmjet Perëndisë dhe roleve të familjes

Mënyra sesi ne i kemi përjetuar rolet tona në familje ndikon në mënyrën sesi ne e shohim Perëndinë, si pozitivisht ashtu dhe negativisht. Disa shembuj: Nëse ne kemi pasur një baba të distancuar dhe i munguar, ne mund ta kemi të vështirë që t’i qasemi Perëndisë si një baba i dashur dhe përafërt. Nëse askush nuk na ka mbrojtur, ne përëpiqemi të mbrojmë veten. Nëse jemi braktisur nga miqtë tanë, ne mund të besojmë që Jezusi do të na braktisë gjithashtu. Anasjelltas, nëse kemi marr shumë përkujdesje nga nëna jonë, do të jetë me e qartë për ne të kuptojmë sesi Fryma e Shenjtë na ngushëllon. Këtu mund të shohim disa prej lidhjeve:

Perëndia Roli kryesor Familja tokësore
Ati Perëndi
Krijues i cili jep identitet, sigurues dhe kujdestar
Mbrojtje, identitet, siguron Babai
(dhe figura mashkullore autoriteti)
Jezusi
'Perëndia me ne', mik, vëlla
Komunikim, miqësi, bashkësi Motra dhe Vëllezër
(dhe miq, bashkëmoshatarë)
Fryma e Shenjtë
Ne jemi të rilindur prej Tij, këshillues, ngushëllues
Ngushëllim, ushqim, mësim, pranim Nëna
(dhe figura femërore autoriteti)

Të çlirohesh nga ide të gabuara për Perëndinë

Shpesh ne e dimë të vërtetën e Perëndisë në mendjen tonë dhe pajtohemi me të por veprojmë ndryshe. Veprimet dhe sjelljet tona tregojnë se çfarë ne besojmë në të vërtetë thellë brenda nesh. Ky është një dallim ndërmjet asaj çfarë mendja jonë thotë dhe asaj çfarë zemra jonë beson.

Kjo ndodh për arsye se zemrat tona nuk e kanë përjetuar të vërtetën – është e bllokuar nga lëndime që na kanë bërë të besojmë gënjeshtra. Lajmi i mirë është që Perëndia i njeh se çfarë janë këto lëndime dhe pengesa dhe Ai mund të na ndihmojë t’i identifikojmë ato. Sapo ne falim dhe mohojmë gënjeshtrat, Ai mund të na shërojë dhe restaurojë. Ai i sjell mendjet dhe zemrat në përputhje me njëra-tjetrën dhe më pas ne mund të përjetojmë lirinë që buron nga e vërteta e Tij.

Ky proces fillon duke i bërë Perëndisë pyetje. Teksa Ai zbulon zona të lëndimit, ne përgjigjemi: duke e falur babain tonë, nënën tonë dhe motrat e vëllezërit dhe miqtë. Atëherë Perëndia mund të na ndihmojë të identifikojmë gënjeshtrat që kemi filluar t’i besojmë për shkak të lëndimit. Ne vazhdojmë duke u penduar nga të rënit dakord me këto gënjeshtra dhe duke i kërkuar Perëndisë të na zbulojë të vërtetën.

Duke i vënë në zbatim këto të vërteta marrëdhënia jonë me Perëndinë do të rriten dhe në do jemi në gjendje të ndërveprojmë me Perëndinë si kurrë më parë.

Udhëzuesi i zbatimit

Perëndia i do familjet. Ne nuk u krijuam që të rritemi apo ndërveprojmë të vetëm – të sugjerojmë të përdorësh ndihmën e ndihmësi të mirë. Ndonjëherë kemi besuar gjërapër kaq gjatë saqë madje nuk e kuptojmë që janë gënjeshtra. Një tjetër person mund të na ndihmojë që t’i identifikojmë këto gjëra dhe të na çojë në liri. Të lutem të ndash me ndihmësin tënd çfarë po ndodh brenda zemrës dhe mendjes tënde, ose nëse ndihesh jo i rehatshëm në çdo lloj mënyre. Nëse je gati të përfshihesh në bisedë me Perëndinë, mund t’ia nisësh kështu:

Ati Perëndi

1. At Perëndi, dua të të njoh Ty më mirë. A do ma zbulosh mua tani Veten Tënde dhe të më tregosh se ku Ti je dhe se çfarë Ti po bën?

2. A ekziston ndonjë gënjeshtër që unë po e besoj në lidhje me Ty? Nëse po, çfarë?

3. Për çfarë më duhet ta fal atin tim tokësor?

Fale Babain tënd (Shih fletën e punës “Falja Hap pas Hapi” për më shumë detaje).
Shembull: Unë e fal babain tim për ___ dhe që kam lejuar këtë gënjeshtër në jetën time.

4. Perëndi, më fal që kam bashkëpunuar me atë gënjeshtër, të lutem më fal. Unë e refuzoj gënjeshtrën që _____.

5. At Perëndi, në vend të kësaj cila është e vërteta?

Thuaje me zë që e pranon dhe falënderoje Atë për këtë të vërtetë të re.


Përshkoji hapat në një mënyrë të ngjashme për Jezusin dhe Frymën e Shenjtë:

Jezus

1. Jezus, dua të të njoh Ty më mirë. ...

3. Cilin më duhet të fal (për shembull vëllezër/motra)?
...

Fryma e Shenjtë

1. Frymë e Shenjtë, dëshiroj të të njoh Ty më mirë. ...

3. Për çfarë më duhet ta fal nënën time tokësore?
...

Shënime

Teksa Perëndia të drejton, mund të bësh një pyetje më të përgjithshme: “Cilin më duhet të fal për këtë gënjeshtër që kam besuar?” Për shembull, një gënjeshtër për Perëndinë Atë mund të burojë nga mësuesit, të afërm të tjerë apo nga figura të tjera autoriteti si për shembull drejtues apo shefa pune. Kjo mund të jetë e vërtetë për Jezusin dhe Frymën e Shenjtë gjithashtu.

Shkruaji të vërtetat që Perëndia të zbulon. Lexoji dhe përsëriti çdo ditë derisa të zënë vend në zemrën tënde dhe ti të jesh duke i vënë në praktikë. Të qëndrosh në to dhe të mësosh sesi t’i vësh në zbatim këto të vërteta është çelësi për t'u shëruar dhe për t’u rritur në marrëdhënien tënde me Perëndinë.