download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.1

Historia ime me Perëndinë

Tek Veprat 9:1-18, lexojmë se si Perëndia ndryshon jetën e Palit në atë mënyrë që ai fillon të ndjekë Jezusin. Në kapitullin 22:1-21, Pali tregon historinë e tij para një turme të madhe dhe në kapitullin 26:1-23 ai po jep dëshmi për historinë e tij në gjykatë para mbretit. Ne mund të supozojmë se Pali u ka treguar gjithmonë njerëzve historinë e tij kudo ku ka shkuar.

Në të njëjtën mënyrë, secili prej nesh ka historinë e tij me Perëndinë: realitetin se çfarë kemi përjetuar me Perëndinë dhe si Ai na ndryshoi. Është pjesë e jetës sonë dhe askush nuk mund ta mohojë. Dhe njësoj si Pali, ne mund të ndajmë historinë tonë me Perëndinë kurdoherë që kemi një mundësi për ta bërë diçka të tillë. Historitë tona personale mund:

  • Tregojnë sa madhështor Perëndia është;
  • Ngjallin interes tek njerëzit për të dëgjuar më shumë rreth Perëndisë;
  • Na ndihmojnë që të gjejmë njerëz të interesuar frymërisht.

Si rrjedhim, historia jonë mund të shërbejë si një urë për të ndarë historinë e Perëndisë.

Struktura

  1. Para...
    Si ishte jeta ime përpara?
  2. Pika e kthesës
    Çfarë dëgjova, dhe çfarë ndodhi? Çfarë më preku shpirtërisht? Si e mora vendimin për të ndjekur Jezusin?
  3. Pas...
    Si më ndryshoi Perëndia në krahasim me përpara? Çfarë pritshmërie kam nga jeta ime e re?

E rëndësishme:

  • Të jetë e shkurtër dhe e thjeshtë (300 fjalë maksimumi; 1-2 minuta është akoma më e mirë): Vendos se ku dëshiron të përqëndrohesh dhe cilat detaje do të fusësh dhe cilat do të heqësh.
  • Flit kuptueshëm: Shmang fjalorin fetar dhe pyet veten: A e kupton personi tjetër atë që dëshiroj të them?

Praktiko: Mendo mënyrën për të ndarë historinë tënde që të jetë e rregullt dhe e rrjedhshme, që të tjerët të mund ta kuptojnë. Shkruaje historinë tënde dhe më pas praktikoje duke ua thënë të tjerëve.

Përdorimi i historisë sime

Tre fushat e mëposhtme janë thelbësore për biseda të frytshme me të tjerët:

Historia e tyre

Paçka se flet me një të panjohur apo një mik: Dëgjo! Bëj pyetje rreth familjes, jetës, sprovave, pasioneve dhe eksperiencave të tyre me Perëndinë. Përpiqu të zbulosh se ku po punon Perëndia në jetët e tyre.

Historia ime

Ji gati të ndash se si Perëndia ka ndryshuar jetën tënde në artikulime të thjeshta/normale.

Historia e Perëndisë

Gjëja më e rëndësishme për ta është çfarë Perëndia po u ofron atyre. Shpjego më tepër (shiko faqen/seksionin “Historia e Perëndisë”) dhe vëzhgo se si u duket atyre.

Synimet e mia

Dëshiroj të ndaj historinë time me këta njerëz: