Mirë se vini në www.4training.net

Other languages:
More information about Albanian

Welcome! (English)    Herzlich willkommen! (Deutsch)    Witajcie! (polski)    Mirë se erdhët! (shqip)


Video Trajnuese
Ne e kemi përfunduar videon tonë të parë trajnuese mbi Falja Hap pas Hapi - shikoje dhe shpërndaje!
Kanali Youtube i 4training.net


Kontribuo
Kjo faqe interneti është bërë e mundur vetëm me anë të ndihmës së shumë njerëzve me dhuratat e tyre. Zbuloni sesi mund të kontribuoni!
Përkthim | Dizajn | Programim | Video | Më shumë

Materiale trajnimi

Perëndia është duke ndërtuar Mbretërinë e Tij në të gjithë botën. Ai do që ne të bashkëpunojmë me Të dhe të bëjmë dishepuj!Kjo faqe interneti synon të të shërbejë dhe të të ndihmojë duke të pajisur me fletë pune trajnimi të thjeshta në shumë gjuhë. Gjëja më e mirë këtu është se ti mund të përdorësh të njëjtën fletë pune në gjuhë të ndryshme dhe ti e di gjithmonë përmbajtjen e saj, pavarësisht se nuk e kupton gjuhën.

Printimi i fletëve të punës

Të gjitha përmbajtjet mund t'i gjesh online dhe mund t'i përdorësh kurdoherë që ke lidhje interneti, por të gjitha fletët e punës janë të disponueshme edhe si PDF. Mund t'i shkarkosh dhe t'i hedhësh në smartphone tënd për t'i patur gjithmonë gati dhe për t'i ndarë ato me të tjerët. Dhe mund të printosh vetëm ato që të nevojiten: Çdo fletë pune është maksimumi 2 faqe dhe mund të printohet në një fletë. Nëse trajnon vazhdimisht të tjerë, atëherë kjo ide është për ty: printo disa fletë pune, të cilat i përdor shpesh, vendosi në një dosje ose palosi dhe vendosi në çantën që mban gjithmonë me vete dhe kështu i ke gjithmonë me vete dhe je i përgatitur për situata të ndryshme.

Kapërcimi i pengesave gjuhësore në dishepullizim

Sigurisht, ti mund të marrësh fletët e punës në anglisht dhe të dishepullizosh të tjerët rreth e rrotull teje si zakonisht.Por me materialet në këtë faqe interneti ti tani ke një mundësi akoma më të madhe: nëse je duke dishepullizuar dikë, gjuha mëmë e të cilit nuk është anglishtja, ti mund të përdorësh fletët e punës në anglisht së bashku me versionin e gjuhës amtarë të personit që po dishepullizon. Në këtë mënyrë ai do ta kuptojë më thellë. Dhe kështu, atë që dishepulli yt ka mësuar mund të ndajë lehtësisht me miqtë e tij që nuk flasin anglisht, pasi tani ai ka gjithçka në gjuhën e tij.

Gjithashtu, ti mund të gjesh Informacion mbi gjuhët e ndryshme: cili përkthim i Biblës është më i lehtë për t'u lexuar dhe ku mund ta gjej? Përdore këtë si një pikënisje në rast se do që të trajnosh dikë në një gjuhë të caktuar.

Gjej një trajnues

Një përmbajtje e mirë dhe fletë pune të mira janë vetëm gjysma e një dishepullimi të mirë. Gjysma tjetër: ti si trajnues! Mënyra më e mirë për t'u bërë një trajnues i mirë është të kesh vetë një trajnues të mirë që të dishepullizon. Në rast se nuk e di se ku mund të gjesh një të tille: E veçantë: Kontakto, Na kontakto! Gjithashtu, mund të na kontaktosh për t'u këshilluar se si të fillosh, cilat materiale të përdorësh kur dhe për dishepullizimin në kultura dhe gjuhë specifike.

Kjo faqe interneti

Si të përdorësh këtë faqe interneti: Lexo këtu për detaje se si të punosh efektivisht me këtë faqe interneti dhe të përdorësh të gjitha opsionet e ndryshme të gjuhëve.

Jep kontributin tënd

Aktualisht kemi fletë pune në gjuhë të ndryshme 47. Ne jemi gjithmonë duke punuar për të përmirësuar cilësinë e faqes dhe të secilës prej fletëve të punës, si edhe për të siguruar përkthime në sa më shumë gjuhë dhe duke shtuar burime të reja. Je më se i/e mirëpritur për t'u bashkuar dhe ti!