download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.0

Të çlirohesh nga Lentet e Ngjyruara

From 4training
Other languages:
Albanian • ‎Arabic • ‎Brazilian Portuguese • ‎English • ‎German • ‎Kyrgyz • ‎Malayalam • ‎Persian • ‎Romanian
More information about Albanian

Ta shohësh realitetin me qartësi

Secili prej nesh e sheh botën përmes syve të tij personalë. Realiteti është i njëjtë, por gjithsecili sheh detaje të ndryshme dhe i interpreton ato ndryshe. Në këtë mënyrë zhvillohet këndvështrimi ynë për botën. Këndvështrimi ynë ndikohet nga familja, kultura, dhe nga gjërat që kemi përjetuar. Kjo mund të na shkaktojë që të jemi të njëanshëm në perceptimin tonë dhe të mos të vëmë re disa nga aspektet e situatës rreth nesh. Informacioni mund të mos vijë tek ne, edhe nëse është i rëndësishëm. Më pas ne arrijmë në përfundime të pasakta të cilat mund të jenë të dëmshme për ne apo njerëzit përreth nesh.

Për të përdorur një krahasim, ne i shohim ngjarjet përmes syzeve, lentet e të cilave filtrojnë disa zona dhe shtrembërojnë të tjerat. Për shembull, pikëpamja jonë për Perëndinë mund të shtrembrohet nga një lente e fesë. Ose marrëdhëniet tona mund të filtrohen përmes lentes së mosbesimit: ne dëshirojmë të mbrojmë veten nga zhgënjimet, por njëkohësisht kjo lente pengon marrëdhënie të ngushta dhe të forta. Shpeshherë nuk jemi as të vetëdijshëm për këto lente sepse jemi rritur me këtë pikëpamje dhe nuk njohim gjë tjetër. Por Perëndia dëshiron që ne të shohim qartë dhe të njohim të vërtetën. Ai dëshiron të na çlirojë nga pikëpamjet tona të shtrembëruara dhe pasojat negative që ato mund të sjellin për ne dhe njerëzit e tjerë.

Jezusi thotë tek Gjoni 8:31-32: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë.”

Kostoja dhe e mira e lenteve të ngjyruara

Secila lente e ngjyruar që ne kemi ka një çmim që ne e pagujmë: ne nuk i perceptojmë gjërat e rëndësishme ose ne i shohim në një mënyrë të shtrembëruar dhe në këtë mënyrë nuk mund të marrim vendime të duhura. Përse vazhdojmë t’i mbajmë ato?

Kjo ndodh sepse ato sjellin një përfitim imagjinar ose një përfitim personal për ne. Ky përfitim është gjithmonë subjektiv dhe mund të mos jetë fare kuptimplotë nga një këndvështrim i jashtëm. Për shembull, duke vënë syze “me lente rozë”, unë mund ta thjeshtëzoj jetën time duke bllokuar gjëra të pakëndshme. Ose kur nuk u them kurrë “jo” të tjerëve dhe vendos “syzet e të qënit ndihmës”, unë mund të fitoj miratim si një person ndihmues por në terma afatgjatë unë do të konsumoj veten time.

Shpeshherë ne nuk jemi të vetëdijshëm për këto kosto dhe përfitime – zakonisht ne i kemi vënë këto syze për një kohë të gjatë dhe jemi mësuar me botëkuptimin. Ndoshta jemi rritur duke i pëlqyer dhe nuk jemi të gatshëm të përballemi me realitetin. Ose thjesht mendojmë se ky këndvështrim është “normal” ose besojmë “se kjo është thjesht mënyra si unë jam.”

E vërteta është se kur vëmë syze të tilla nuk e shohim realitetin. Kjo nënkupton se ne besojmë gënjeshtra në disa fusha dhe jemi të nënshtruar ndaj tyre. Mund të jetë e sikletshme që të merremi me syzet tona me të cilat shohim. Megjithatë, në terma afatgjatë, është gjithmonë e dobishme që të çlirohesh prej tyre, përndryshe do vazhdosh të paguash një çmim të lartë për shkakun e tyre.

Heqja e lenteve të ngjyruara

Shpesh ne vëmë më shumë se një lente e cila ndikon në pikëpamjen tonë mbi tema të ndryshme. Perëndia dëshiron të na çlirojë nga secila prej tyre, dhe Ai e di më së miri se nga t’ia fillojë. Duke e pyetur Atë drejtpërsëdrejti, ne i japim Atij mundësinë që të flasë me ne konkretisht. Ky proces fillon me ne duke i bërë Atij pyetjet e duhura dhe më pas Ai zbulon syze konkrete në jetët tona. Shpesh Ai gjithashtu do të na tregojë se si këto syze kanë hyrë në jetën tonë. Me ndihmën e Jezusit, ne mund të marrim hapat e nevojshme për t’u çliruar nga ai këndvështrim i gabuar dhe të heqim syzet dhe ta shohim realitetin qartë.
Perëndia jo gjithmonë zbulon gjithçka menjëherë sepse kjo shpesh do të ishte pështjelluese për ne. Në të kundërt Ai dëshiron të na inkurajojë dhe të eci me ne përgjatë këtij procesi hap pas hapi.

Udhëzuesi i zbatimit

Përdor mbështetjen e një ndihmuesi të mirë! Nëse ndihesh nën trysni apo disi në siklet për këtë, të lutem thuaje menjëherë! Nëse je gati të hysh në një bisedë me Perëndinë, mund të fillosh kështu:

Hapi 1: Të pyesësh Perëndinë

Perëndi, me anë të çfarë syzesh po të shoh unë Ty?

Frymë e Shenjtë, kur i kam vënë fillimisht këto syze?

Lejo Perëndinë të të tregojë se çfarë ndodhi. Nëse një person tjetër është përfshirë: Fale atë person për çfarë ka bërë dhe që ka ndikuar negativisht në këndvështrimin tënd (shih fletën e punës “Falja Hap pas Hapi” për më shumë detaje).

Hapi 2: Pendesa

Perëndi, më fal që i kam vënë këto syze për një kohë kaq të gjatë. Të lutem më fal.

Nëse je gati t’i heqësh këto syze mund të vazhdosh:

Hapi 3: Heqja e syzeve dhe marrja e botëkuptimit të Perëndisë

Perëndi, unë i heq këto syze dhe t’i dorëzoj Ty. Çfarë më jep Ti në këmbim të tyre?

Thuaji Atij që ti merr atë që Ai po të ofron. Falëndero Perëndinë për këtë botëkuptim të ri dhe kërkoji Frymës së Shenjtë të të ndihmojë ta përdorësh këtë botëkuptim.

Perëndi, të falënderoj që tani kam këtë botëkuptim dhe lutem që të mund ta ruaj dhe ta përdor këtë botëkuptim.

Mund ta pyesësh Perëndisë për tema specifike nëse i sheh përmes lenteve të ngjyruara ose jo. Fillo me pyetjen e mëposhtme:

Frymë e Shenjtë, përmes cilat syzeve e shoh ...?

Sugjerime: marrëdhëniet; jeta; vetja; dhuntitë e mia; financat; miqësitë; kisha