Translations:Confessing Sins and Repenting/13/sq

Kur nuk bëjmë atë që Perëndia dëshiron, ne bëjmë atë që djalli dëshiron. Ai dëshiron gjithmonë të kundërtën e asaj që Perëndia dëshiron. Kur mëkatojmë, ne hapim një derë për djallin dhe i lejojmë atij të ndikojë në jetët tona. E thënë ndryshe: Mëkati gjithmonë sjell një mallkim (shembuj: dikush që gënjen bëhet i dyshimtë; lakmia na çon në pakënaqësi të vazhdueshme; ndjesia e fajit na paralizon). E vetmja mënyrë si të çlirohesh nga ai mallkim dhe ta mbyllësh atë derë është ta rrëfesh mëkatin dhe të largohesh plotësisht prej tij.