Translations:Confessing Sins and Repenting/28/sq

Ndërgjegjja jonë
Si një zë i brendshëm ndërgjegjja jonë mund të na paralajmërojë kur ne jemi gati të thyejmë një rregull. Është e ndërtuar nga mjedisi që na rrethon dhe nga ajo çfarë konsiderohet “e mira” dhe “e keqja”. Por jo domosdoshmërisht është në përputhje me standardet e Perëndisë. Kjo nënkupton që ne nuk mund të mbështetemi vetëm në ndërgjegjjen tonë. Shpeshherë ndërgjegjja jonë mund të na japë sinjale të rreme, në zona të tjera mund të jetë e errët dhe nuk na paralajmëron edhe nëse diçka është mëkat në sytë e Perëndisë. Ne duhet ta hetojmë me Perëndinë nëse Ai shikon diçka si mëkat dhe t’i lejojmë mendimet dhe emocionet tona të ndryshohen prej Tij në mënyrën e duhur.