Translations:Confessing Sins and Repenting/3/sq

Këto strategji janë një shfaqje e vetëkënaqësisë sonë dhe përpjekjeve tona për të shmangur turpin. Por në realitet ato na çojnë në thellësi të paudhësisë dhe krijojmë një rrjet gënjeshtrash për të parandaluar gjërat që të zbulohen. Ne jetojmë me frikën e së vërtetës e cila del në dritë. Njëkohësisht, ne e lejojmë ndërgjegjjen tonë të errësohet dhe prandaj shohim pak e më pak se sa shumë në të vërtetë po e lëndojmë veten dhe të tjerët.