Translations:Forgiving Step by Step/6/sq
Të falësh do të thotë të zgjedhësh të heqësh dorë nga të gjitha qortimet dhe akuzat kundër personit tjetër. Unë e dorëzoj atë në dorën e Perëndisë. Nuk e marr gjykimin në dorën time, por i besoj Perëndisë, i Cili është gjykatësi i drejtë, dhe e lejoj Atë të vendosë se çfarë do të ndodhë me personin tjetër. Gjithashtu do të thotë që nuk e akuzoj personin tjetër për mëkatin e tij dhe nuk e mbaj kundër tij. Me fjalë të tjera, ndërsa jam akoma duke jetuar me pasojat e mëkatit të tij dhe nuk mund të ndryshoj të kaluarën, tani unë bëj paqe me këtë dhe e çliroj personin tjetër nga të gjitha këto borxhe ndaj meje.