Translations:Forgiving Step by Step: Training Notes/44/sq
Nëse unë të pyes, “A beson ti se Perëndia është gjykatësi?” shumica do binin dakord. Por nëse të pyes, “Çfarë nënkupton kjo në jetën tënde?” me siguri nuk do të thuash një përgjigje më tepër se kjo “Po ja, një ditë pasi unë të vdes, unë do të qëndroj para Tij dhe Ai do të më gjykojë mua?!” Kjo është e saktë, por fakti se Perëndia është një gjykatës nënkupton akoma dhe më shumë! Ky këtu është zbatimi praktik: Ne kemi të drejtën të sjellim akuza padrejtësie tek Perëndia dhe të ndërveprojmë me të në rolin e Tij të gjykatësit. Nëse nuk e kemi bërë kurrë këtë, mbase kjo nënkupton se ne kurrë nuk e kemi kuptuar plotësisht këtë aspekt të Perëndisë.