Translations:Forgiving Step by Step: Training Notes/57/sq
Ti po përfundon shkollën dhe diplomimi po afron. U tregon prindërve të tu për të dhe i fton ato. Babai yt përgjigjet “Sigurisht, ne do të vijmë!”
Në ditën e diplomimit të gjithë janë të përgatitur dhe janë prezent: të gjithë miqtë e tu dhe prindërit e tyre. Por kush nuk po duket gjëkundi? Babai yt. Ti je me të vërtetë i mërzitur dhe i lënduar. Më vonë vendos që do të jesh i lirë nga të gjitha këto ndjenja dhe e fal babanë përmes ndjekjes së hapave të faljes.
Por më vonë, kupton se kjo në fakt është një sjellje e zakonshme për babain tënd: Ai premton diçka dhe më pas nuk i qëndron besnik. Kur me të vërtetë ti kishe nevojë për të, ai ishte i zënë. Tani ti e ke falur atë që nuk erdhi tek diplomimi por ka situata të tjera të ngjashme. Për të qenë i lirë nga këto lëndime, ti ke nevojë të përshkosh hapat e faljes sërish dhe ta falësh atë për herët e tjera që ai ka mëkatuar kundër teje me këtë sjellje mëkatare.