Translations:Overcoming Fear and Anger/5/sq
Një mënyrë e mirë për të shpjeguar se përse ndodh kështu, është përdorimi i metaforës së dyerve në jetët tona. Ne mund të mendojmë për veten sikur kemi një derë frike. Për aq kohë sa është e hapur, ajo lejon futjen e frikës në jetët tona. Dera mund të jetë e hapur shumë pak dhe vetëm rrallëherë pak frikë futet brenda. Por ndodh që edhe mund të jetë plotësisht e hapur, duke çuar një person drejt dominimit nga frika në gjithçka mendon dhe bën. Në mënyrë të ngjashme, kemi dhe një derë inati në jetët tona. Nëse këto dyer janë të mbyllura, asnjë frikë apo inat i dëmshëm nuk mund të hyjë në jetët tona.