Translations:Overcoming Negative Inheritance/10/sq

Kur Karol pritej të martohej, ajo kuptoi se ishte vazhdimisht e frikësuar se partneri i saj do e braktiste. Në lutje, Perëndia i tregoi asaj se në familjen e saj ekzistonte një praktikë ku burrat ndaheshin prej grave të tyre. Gjyshi i saj ishte distancuar emocionalisht nga gjyshja e saj dhe babai i saj ishte divorcuar nga nëna e saj, duke çuar në gënjeshtrën se “burrave nuk mund t’u besohet”. Pasi i kishte falur dhe refuzuar gjithçka që lidhej me atë eksperiencë negative, ajo u çlirua nga këto frikëra dhe u mbush me gëzim.