Translations:Overcoming Negative Inheritance/13/sq
Fillimisht, ne kemi marrë trashëgimi negative pa përfshirjen e vetëdijshme nga ana jonë. Por në shumicën e rasteve, ne kemi filluar – me vetëdije apo pa vetëdije – të bashkëpunojmë me mëkatet e asaj trashëgimie dhe me gënjeshtrat e fshehura. Kështu që më pas ne vetë jemi fajtor të këtij mëkati, po ashtu siç paraardhësit tanë ishin. Për t’u çliruar, ne duhet ta rrëfejmë mëkatin tek Perëndia dhe të pendohemi – të zgjedhim ta refuzojmë atë dhe të largohemi prej tij. Ne mund të lutemi në mënyrë të përgjithësuar dhe të lejojmë që trashëgimia jonë të pastrohet nga Jezusi; por nëse nuk jemi të vetëdijshëm se në cilat sfera jemi bërë tashmë pjesë e sjelljeve mëkatare në jetët tona dhe vazhdojmë ta praktikojmë atë, atëherë nuk do shohim shumë ndryshim. Ja përse është e rëndësishme të lejojmë Jezusin të na tregojë në detaje se cilat janë pjesët e dëmshme të trashëgimisë sonë. Nëse ne vetë po bëhemi pjesë dhe po e kryejmë mëkatin e paraardhësve tanë, nuk mjafton thjesht ta mohojmë trashëgiminë negative. Ne duhet të pendohemi për të personalisht.