Translations:Overcoming Negative Inheritance/6/sq
Suzana vjen nga një familje me njerëz të suksesshëm akademikisht. Prindërit e saj gjithmonë e kanë nxitur që të jetë ekselente, duke qenë se edhe ata janë nxitur nga prindërit e tyre. Ajo mësoi një model duke e përcaktuar vetë-vlerësimin e saj vetëm përmes suksesit. Ajo besonte se Perëndia e pranon atë vetëm nëse nuk bën gabime. Njësoj si brezi i mëparshëm, ajo kurrë nuk kishte mësuar ta donte veten, ose t’i donte të tjerët pa kushte. Ajo jetonte vazhdimisht në izolim dhe nën frikën e dështimit.