Translations:Prayer/29/sq

Sugjerime për lutje efektive

  • Ne lutemi në emrin e Jezusit (Gjoni 14:13)
    Ai të ka dhënë autoritetin të veprosh në vend të Tij. Ne duhet të lutemi për atë që Jezusi do të lutej, atëherë Ai do të përgjigjet. E rëndësishme: “në emrin e Jezusit” nuk është një formulë magjike me anë të së cilës lutja bëhet me e fuqishme.
  • Lutja përbëhet nga disa pjesë: lavdërim, falenderim, vajtim, rrëfim mëkatesh, kërkesa, ndërmjetësim. Ne duhet që t’i përfshijmë të gjitha pjesët në jetën tonë të lutjes dhe të mos lëmë pas dore asnjë pjesë.
  • Mund të lutemi në një gjuhë normale, që e përdorim natyrshëm; shmangi përsëritjet e kota
  • Mund të lutemi në çdo kohë dhe në çdo vend.
  • Perëndia na ka dhënë autoritetin, të cilin mund ta përdorim në lutje.