Translations:Start/2/sq
Printimi i fletëve të punës
Të gjitha përmbajtjet mund t'i gjesh online dhe mund t'i përdorësh kurdoherë që ke lidhje interneti, por të gjitha fletët e punës janë të disponueshme edhe si PDF. Mund t'i shkarkosh dhe t'i hedhësh në smartphone tënd për t'i patur gjithmonë gati dhe për t'i ndarë ato me të tjerët. Dhe mund të printosh vetëm ato që të nevojiten: Çdo fletë pune është maksimumi 2 faqe dhe mund të printohet në një fletë. Nëse trajnon vazhdimisht të tjerë, atëherë kjo ide është për ty: printo disa fletë pune, të cilat i përdor shpesh, vendosi në një dosje ose palosi dhe vendosi në çantën që mban gjithmonë me vete dhe kështu i ke gjithmonë me vete dhe je i përgatitur për situata të ndryshme.