Translations:Training Meeting Outline/16/sq

Të përcjellësh vizionin do të thotë të japësh një pamje të qartë se çfarë është e mundur për Perëndinë dhe se çfarë potenciali shikon Ai në secilin. Inkurajoi të zbatojnë ato që kanë mësuar dhe jepu motivim dhe drejtim për procesin e trajnimit. E thënë në mënyrë figurative, fokusi i syve tanë lëviz shumë shpejt poshtë tek këmbët tona dhe tek pluhuri dhe gurët direkt përpara nesh. Në këtë pjesë, ngrije fokusin lart, para perspektivës së Perëndisë dhe se si mund të jenë hapat e ardhshëm.
Ti mund të përdorësh shenjuesët për përcjelljen e vizionit nga të tjerët, ose mund të ndash vizionin tënd për atë grup specifik. Sipas mundësisë, ji krijues dhe përdor mjetet mediale apo mjete të tjera që idetë e tua të fiksohen.