download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 2.0

Pagëzimi

From 4training
Jump to: navigation, search
Other languages:
Albanian • ‎Chinese • ‎English • ‎German • ‎Indonesian • ‎Persian • ‎Polish • ‎Spanish • ‎Swedish • ‎Telugu • ‎Turkish • ‎Turkish (secular) • ‎Vietnamese
More information about Albanian

Histori

(Mateu 3:11, 13-17; 28:18-20)

Sapo Jezusi filloi të mësonte dhe të shëronte njerëzit, Ai shkoi tek lumi Jordan për t’u pagëzuar. Një profet që quhej Gjon ishte aty duke u bërë thirrje njerëzve të ktheheshin nga mëkatet e tyre, sepse Shpëtimtari do të vinte së shpejti. Jezusi ishte Shpëtimtari që ata po prisnin!

Jezusi nuk kishte asnjë mëkat për të cilin të pendohej, por Ai donte që të pagëzohej nga Gjoni për të qënë një shembull për ne dhe për të na treguar që Ai ishte dakort me mesazhin e Gjonit. Në fillim Gjoni nuk donte ta pagëzonte Jezusin dhe i tha, "Unë kam nevojë të pagëzohem prej teje!" Gjoni e dinte që Jezusi ishte më i madh se ai. E megjithatë, pasi Jezusi i tha Gjonit që kjo ishte gjëja e duhur për t'u bërë, Gjoni ishte dakort ta pagëzonte

Gjoni e pagëzoi Jezusin. Jezusi u zhyt krejtësisht nën ujë. Kur Ai doli nga uji, zëri i Perëndisë nga qielli tha, "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur."

Në fund të shërbesës së Tij në tokë, Jezusi i urdhëroi ndjekësit e Tij të shkojnë dhe të bëjnë dishepuj nga të gjithë popujt e botës dhe t'i pagëzojnë ata në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. Gjithashtu, ata duhet edhe t'i mësonin ata t'u bindeshin gjithçkaje që Jezusi u urdhëronte. Dishepujt e Tij bënë ashtu siç Jezusi u tha dhe kudo që shkuan, ata i pagëzuan ata që kishin vendosur të bëheshin ndjekës të Jezusit.

Praktiko të ri-tregosh historinë!

Pyetje

  1. Çfarë mëson nga kjo histori për pagëzimin?
  2. Ku duhet të tregosh bindje?

Kuptimi i pagëzimit

Fjala “pagëzim” do të thotë “të zhytesh” njësoj sikur lan ose pastron. Ashtu siç u pagëzua edhe Jezusi, të gjithë ata që besojnë në të duhet të pagëzohen gjithashtu. Jezusi i urdhëron ndjekësit e Tij në fund të ungjillit të Mateut: “... duke i pagëzuar në emrin e Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.” (Mateu 28:19)
Kuptimi i këtij vargu bëhet i qartë tek Veprat e Apostujve 2:38 (varg përmendësh):

Pjetri u përgjigj, “Secili prej jush duhet të pendohet për mëkatet e tij dhe të pagëzohet në emrin e Jezus Krishtit për faljen e mëkateve. Dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.”

Pastrim në emër të Atit...

Rrëfimi i mëkateve dhe pendimit

Ne i rrëfejmë mëkatet tona dhe largohemi nga to. Nuk i fshehim gabimet tona nën tapet, por i themi dhe i rrëfejmë (1 Gjonit 1:9). Flasim hapur aty ku kemi jetuar kundër vullnetit të Perëndisë. I kërkojmë falje Perëndisë dhe nuk i bëjmë më këto gjëra. Me ndihmën e Perëndisë ne ndryshojmë të menduarit dhe sjelljen tonë dhe jetojmë sipas vullnetit të Perëndisë.

Pastrim në emrin e Birit...

Pagëzimi në ujë në emrin e Jezus Krishtit

Pagëzimi në ujë është quajtur edhe “larja e rilindjes” (Titi 3:5). Romakët 6:1-11 shpjegon se çfarë do të thotë kjo:
Në të njëjtën mënyrë që u varros Jezusi dhe u ngrit në jetë, edhe ne shkojmë nën ujë kur pagëzohemi dhe dalim nga pagëzimi me një jetë të re. Natyra jonë e vjetër vdes dhe nuk jemi më “skllevër të mëkatit”. Kjo do të thotë që nuk jemi më të detyruar të mëkatojmë. Tani ne jemi një “krijesë e re” (2 Korintasve 5:17). Në pagëzim ne varrosim jetën tonë të vjetër dhe fillon jeta jonë e re, një stil jetese krejt i ri i udhëhequr nga shembulli i Jezusit.

Pastrimi në emër të Frymës së Shenjtë...

Marrja e Frymës së Perëndisë

Perëndia do që të na japë Frymën e Tij. Fryma e Shenjtë është si “Fuqia e Perëndisë” për ne: Ai na ndihmon të bëjmë vullnetin e Perëndisë dhe t'i rezistojmë djallit. Ai bën që në ne të rriten frytet e mira si dashuria, gëzimi, paqja dhe durimi(Galatasve 5:22).
Kur ne marrim Frymën e Perëndisë, diçka ndodh në ne dhe kjo bëhet e dukshme edhe për ata jashtë (shembull: Veprat 19:6). Ne marrim dhurata të mbinatyrshme (1 Korintasve 12:1-11 dhe 14:1-40). Këto janë një mbështetje për ne dhe ne i përdorim ato në mënyrë që edhe të tjerët të përjetojnë fuqinë e Perëndisë dhe ne të mund t'i dishepullizojmë ata.

Përgatitje për pagëzimin tënd

Ti mund të shpallësh besimin tënd gjatë pagëzimit tënd!

  • Kur duhet të jetë pagëzimi?
  • Kë duhet të ftojmë?
  • Në pagëzimin tënd ti mund të përgatitesh të tregosh historinë tënde me Perëndinë, për t'ua treguar të gjithëve se si Perëndia të ka shpëtuar dhe ndryshuar.

Cakto sa më shpejt të jetë e mundur kohën kur do të pagëzohesh. Përpunoji pyetjet e pagëzimit dhe merr përgjigje për çdo pyetje që ke.

Pyetje për pagëzimin

  1. A ia ke rrëfyer mëkatet e tua Perëndisë?
  2. A e di që Perëndia t'i ka falur të gjitha mëkatet nëpërmjet sakrificës së Jezusit?
  3. A je gati të varrosësh jetën tënde të vjetër dhe të fillosh një jetë të re me Perëndinë?
  4. A je i vendosur të ndjekësh Jezusin dhe të mos kthehesh kurrë pas?
  5. A do të vazhdosh të ndjekësh Jezusin edhe pse mund të të shajnë, të të rrahin, nëse familja të përzë apo edhe nëse ke vështirësi të tjera?
  6. A do të marrësh Frymën e Shenjtë?