Version: 1.1

Të drejtosh të tjerët përgjatë Faljes

Qëllimi i kësaj fletë pune është për të pasur udhëzime për ato që dëshirojnë të udhëheqin të tjerët përgjatë procesit të faljes siç është parashtruar në fletën e punës “Falja Hap pas Hapi”. Roli yt është që të ecësh me personin tjetër përgjatë pesë hapave në mënyrë që ata të mund të falin plotësisht. Shih fletën e punës ““Roli i Një Ndihmësi në Lutje” për më shumë detaje.

Para se të fillosh

Ne mendojmë se jemi i njohur me fletën e punës “Falja Hap pas Hapi”. Sigurohu që të kesh marrë kohë për të bërë seksioni e praktikës ti vetë dhe të kesh kaluar nëpër shumë aspekte të faljes që Fryma e Shenjtë të ka zbuluar para se të fillosh të udhëheqësh të tjerët përgjatë procesit të faljes. Në të kundërt, vetë dhimbja jote mund të pakësojë aftësinë tënde për të dëgjuar Perëndinë dhe të tjerët me kujdes, veçanërisht nëse ato po përballen me situata të ngjashme. Mund të përfundosh duke qenë jo në gjendje për të drejtuar personin tjetër pëgjatë faljes ose madje mund edhe ti shkaktosh atyre më shumë lëndim. Flit me tranjnuesin tënd: Në sytë e tij/të saj, sa i/e aftë jeti për të udhëhequr të tjerët? Cilat janë hapat e rradhës që duhet të ndërmarrësh?

Të udhëheqësh përgjatë hapave 1, 2 dhe 3

Dëgjo me kujdes teksa personi përshkon këto hapa. Bëj pyetje të mira sqaruese nëse të duket sikur atyre po u mungon një aspekt i rëndësishëm. Për shembull, njerëzit shpesh nuk shprehin ndjenjat e tyre të sinqerta (hapi 2): Ato mund të flasin për diçka si; “U ndjeva i/e injoruar” ose “U ndjeva i/e keqkuptuar”, por këto akoma nuk janë ndjenjat e vërteta. Në këtë rast mund të pyesësh specifikisht se si u ndjenë. Mund të jetë e dobishme emërtimi i një sërë ndjenjash të mundshme. (“A u ndjeve i/e inatosur? Ose a ishte trishtim?”)

Pyet nëse çdo hap ka përfunduar, apo nëse ka diçka për të shtuar para se të shkosh më tutje. Është ide e mirë të ërmbledhësh dhe të përsërisësh çfarë personi ka thënë kur të kesh përfunudra me këto tre hapat e parë. sigurohu të mos e ndërpresësh apo gjykosh, por thjesht përder fjalë që ato përdorën (“pasqyrim”: Më the që u ndjeve ____ - është e saktë?”).

Të udhëheqësh përgjatë hapave 4 dhe 5

Është ide e mirë nëse e fillon ti lutjen. (Për shembull: “Perëndi, ne vijmë tek ti si gjykatësi. Të falënderojmë që mund t’i sjellim të gjitha këto akuza tek Ti. Jezus, të lutem ndihmoje ______ në këtë proces.”) Më pas lëri rradhën personit tjetër që të fillojë të sjellë akuzat tek Perëndia. Do të nevojitet të përdorësh një model si p.sh. “përsërite pas meje” për të ndihmuar në drejtimin e njerëzve, veçanërisht nëse nuk kanë përvojë në këtë proces. Kur të kenë mbaruar së sjelluri akuzat, lër që të bëjnë pyetjen: “Frymë e Shenjtë, çfarë tjetër më duhet të shtoj tek lista e akuzave?” Shpesh Perëndia do t’u tregojë atyre më shumë aspekte në lidhje me lëndimin. Lëre personin që t’i shtojë këto akuza dhe të vazhdojë të pyesë derisa të ndihen sikur të mos ketë gjë tjetër dhe gjithçka të jetë gati për diskutim.

Gabim i zakonshëm: dikush që nuk zgjedh të falë

Personi ka sjellë të gjitha akuzat por vazhdon e lutet :Perëndi, të lutem më ndihmo të fal. Amen.” Pyet, “A je gati të marrësh vendimin tani dhe të thuash “Unë e fal ____’?” Nëse janë gati mund t’i lejosh që të përsërisin pas teje: “Perëndi, tani unë e dorëzoj të gjithë çështjen në duart e tua. Unë e fal ______.”

Këshilla për situata të veçanta

Të falësh prindërit/drejtuesit
Në shumë kultura konsiderohet si e pavend të thuash diçka negative për prindërit e tu (apo për të tjerë njerëz në role drejtuese). Këtu gjeni një mënyrë sesi të japësh ndihmë nëse njerëzit e kanë të vështirë të “emërtojnë mëkatin”:
  • Shpjego që askush nuk është i pamëkat dhe se kjo gjithashtu është e vërtetë për prindërit. Ato mund të kenë qenë prindër të mrekullueshëm, por e vërteta është se prapseprap nuk kanë qenë të përsosur.
  • Lëre personin të fillojë duke i nderuara prindërit e tij dhe duke thënë gjëra të mirë para se të sjellë akuza.
Shumë lëndime për një kohë të gjatë
Kur vjen fjala për marrëdhënie afatgjata, shpesh ekziston një listë e tërë eksperiencash me lëndime. Të lejosh që njerëzit të përgatiten para kohës së lutjes duke shkruar situata dhe lëndime përkatëse, mund të jetë ide e mirë. Më pas kur të takohesh, ato mund të sjellin këto akuza padrejtësia tek Perëndia njëra pas tjetës në hapin e katërt.
Po ashtu mund të ketë shumë lëndime të përsëritura të llojit të njëjtë. Në këtë rast nuk është e nevojshme të përshkosh secilin prej tyre individualisht. Mjafton gjetja e situatës së parë (“Perëndi, cila ishte situata e parë e këtij lloji?”) dhe drejtoje personin përgjatë faljes për këtë. Kjo shpesh i pastron lëndimet e të gjitha rasteve të tjera gjithashtu.
"Të falësh" Perëndinë
Shpeshherë njerëzit janë të pavetëdijshëm që në fakt janë të inatosur me Perëndinë. Edhe pse mund të jenë të gabuar duke e akuzuar Atë, ti mund t’i ndihmosh duke i sqaruar:
  • Ne nuk do e zgjidhim këtë problem duke e anashkaluar apo duke e fshehur atë, në të kundërt duhet të jemi të sinqertë.
  • Perëndia i njeh gjithsesi ndjenjat dhe akuzat e tyre kundër Tij. Ai dëshiron që ne të shkojmë tek Ai me sinqeritet, të shprehim lëndimet tona dhe më pas të marrim shërim duke u takuar me dashurinë e Tij.
Në hapin e katërt mund t’i lësh të pyesin: “Perëndi, të lutem më trego zemrën time: Çfarë akuzash po mbaj unë kundër Teje?” Tani thuaji me zë këto akuza. Ato mund të kontrollojnë sërish nëse ka më shumë zona të lënduara duke pyetur sërish “Perëndi, a ekzistojnë akuza të tjera që unë i mbaj kundër Teje?”
Në hapin e pestë ato mund të luten në këtë mënyrë: “Perëndi, vendos t’i lë mënjanë të gjitha akuzat kundër teje. Të lutem më fal që të kam fajësuar.”
Të falësh veten
Pasi janë përshkuar hapat 1-3 lëre personin të vazhdojë duke u penduar: Ato thonë me zë çfarë kanë bërë gabim (duke u rrëfyer) dhe i kërkojnë Perëndisë falje. Pyeti ato: “A je i sigurt që Perëndia të ka falur tani?”

Nëse jam të pasigurt, duhet të zgjidhësh së pari këtë problem (Kjo mund të përfshijë shpjegimin e ungjillit sërish derisa të kuptojnë plotësisht; leximi i 1 Gjonit 3:9; mbase kanë hequr ndonjë aspekti të mëkatit të tyre e tj). Kur janë të sigurt që Perëndia i ka falur dhe ato kanë marrë faljen e Tij, më pas drejtoji përgjatë hapit 5. Në këtë hap ato thonë me zë se ata e falin veten e tyre tani (duke thënë “Unë e fal veten time”).

Si të vazhdojmë pas hapit pesë

Personi tani duhet të ndihet ndryshe. Falja nuk është thjesht një teori, por gjëra të vërteta kanë ndodhur në zemrën e tyre. Ato thjesht kanë marrë liri në këto zona – gëzim! Por shpesh nuk përfundon këtu pasi mbajtja e këtyre akuzave ka lënë disa gjurmë në shpirtin e tyre:

  • Njerëzit mundësisht kanë filluar të besojnë gënjeshtra për Perëndinë, veten e tyre ose për të tjerët.
  • Me shumë gjasa kanë mëkatuar ( me qëllim ose pa qëllim) duke vepruar nga vetë lëndimet e tyre dhe nga gënjeshtrat që kanë besuar.

Lëri të pyesin “Perëndi, çfarë gënjeshtre kam mësuar për Ty përgjatë kësaj?” Mund të pyesësh më specifikisht për gënjeshtra rreth Perëndisë Atë, Jezusit dhe Frymës së Shenjtë. Pasi të kenë identifikuar çfarëdolloj gënjeshtre:

  • bëj që të pendohen që janë bërë pjesë e saj dhe e kanë besuar atë,
  • bëj që të refuzojnë gënjeshtrën, dhe
  • pyet Atë, “Perëndi, cila është në të kundërt e vërteta?” Lëri të bëjnë pyetjen “Perëndi, cilat gënjeshtra kam mësuar për veten përgjatë kësaj?” dhe vazhdo si më sipër.

Mund të jetë një ide e mirë që njerëzit ta bekojnë personin që kanë falur në javët e ardhshme.

Pas faljes, dhimbja e kujtimit duhet të jetë fashitur. Zakonisht, dhimbje e mbetur tregon se falja nuk është akoma e plotë. Megjithatë, nëse dikush ka përjetuar një humbje të rëndësishme, është e shëndetshme dhe normale të ndjesh hidhërim. Atyre mund t'u nevojitet mbështetje përgjatë procesit të tyre të hidhërimit.

Të njohësh limitet e tua - një paralajmërim

Të ndihmosh dikë për të falur është një privilegj dhe një nder por kërkon urtësi.

  • A je gati të udhëheqësh dikë përgjatë hapave të faljes? Nëse jo, shiko për një alternativë (merr pushim; takohu në një kohë tjetër; përdor ndihmën e një personi të dytë përveç vetes; gjej dikë më me eksperiencë)
  • A është kjo koha e duhur dhe vendi i duhur për ta bërë diçka të tillë? A kam mjaftueshëm kohë? A ndihen të gjithë të qetë/komod të shkojnë përgjatë këtij procesi tani? Nëse je i pasigurt, ti dhe/ose personi tjetër mund të pyesë “Perëndi, a është kjo koha e duhur për t’u marrë me këtë temë?"
  • Nëse ka të bëjë me eksperienca traumatike si për shembull abuzim, ji i kujdesshëm dhe i vetëdijshëm se çfarë po bën para se të fillosh. Këto kujtime mund të jenë mbyllur në shpirtin e tyre dhe nuk janë të aksesushme më fillim (një tregues i kësaj është se personi nuk ka kujtime se çfarë ka ndodhur konkretisht). Nëse kjo është e vërteta, të dish rreth faljes nuk mjafton për të drejtuar personin në liri! Gjej dikë me eksperiencë në integrimin e personave të brendshëm (pjesë të shpirtit). Të përshkosh eksperienca traumatike pa qenë në gjendje të trajtosh gjithçka me shumë gjasa do ta lërë personin në një gjendje akoma më të rëndë se më parë.

Të drejtosh njerëz përgjaë faljes është një e shprehur e fortë e Mbretërisë së Perëndisë. Satani do humbë territor dhe kjo nënkupton se është gjithmonë një betejë shpirtërore. Ti duhet të jesh i ndërgjegjshëm për këtë dhe duhet të dish se kush ti je. Gjithmonë mund të zbulosh se çfarë Perëndia dëshiron që ti të bësh dhe çfarë të mos bësh.

Shtojca A: Procesi i pajtimit

Falja nuk varet nga personi që e shkaktoi dhimbjen. Megjithatë, është gjithash e mundur të përshkosh këtë proces faljeje së bashku me personin fajtor. Për këtë, ai/ajo ka nevojë që të bjerë dakord të bëhet pjesë dhe të pranojë mëkatin e tij dhe të jetë gati të kërkojë falje. Nëse kjo ndodh, është mirë që të përshkohet së bashku sepse të dy palët do të jenë më të shëruar dhe marrëdhënia mund të restaurohet. Por nëse personi fajtor nuk duket sikur është i gatshëm të kërkojë falje dhe të jetë plotësisht i vëmendshëm përgjatë hapave, ai/ajo nuk duhet të jenë fare prezent – kjo thjesht do shkaktonte më shumë lëndim.

Hapat e faljes me praninë e personit fajtor

  • Është shumë e rëndësishme të kesh një ndihmës në këtë proces. Përndryshe, edhe kur të dyja palët të dëshirojnë të pajtohen, shpesh ato nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë vetëm pa e lënduar njëri-tjetrin sërish.
  • Në shumë raste është më e rekomandueshme që së pari të drejtosh vetëm personin përgjatë faljes dhe më vonë të ndihmosh në procesit e pajtimit, i cili do të jetë më pas edhe më i lehtë sepse lëndimi është tashmë i larguar.

Ne thelb procesi është i njëjtë, dallimi është vetëm se pas secilit prej tre hapave të parë personi fajtor përsërit gjërat që ka dëgjuar dhe më vonë kërkon falje. Hapi 4 zakonisht nuk është i nevojshëm.

Personi që u lëndua

Personi fajtor

1) Çfarë ndodhi? 1) Çfarë ndodhi.
2) Çfarë më lëndoi? Si u ndjeva? 2) Përsësit sesi është ndjerë personi tjetër derisa ai të kuptojë: E shoh dhe e kuptoj sa e dhimbshme ishte.
3) Emërtoje mëkatin 3) Emërtoje mëkatin
Me fal. A do më falësh?
4) Unë të fal.