Version: {{{1}}}

Mposhtja e diçkaje negative të trashëguar

Other languages:
More information about Albanian

Jetët dhe vendimet e prindërve, gjyshërve dhe paraardhësve tanë na kanë formuar në shumë mënyra. Ato vazhdojnë të kenë ndikim në ne, shpesh më shumë se ç’jemi të vetëdijshëm.

Në këtë botë ne mund të trashëgojmë gjëra materiale nga paraardhësit tanë, bashkë si pozitive (për shembull pasuri) ose negative (borxhe). Në të njëjtën mënyrë, ne marrim një trashëgimi frymërore nga paraardhësit tanë, e cila mund të ketë si një anë pozitive (bekime) si edhe një anë negative (mallkime). Shpesh ne nuk jemi të vetëdijshëm për të gjithë gjërat që e formojnë trashëgiminë tonë frymërore, por e vërteta është se ne e kemi trashëguar dhe ajo ka ndikim në ne. Fatmirësisht, ne kemi mundësinë që të çlirohemi nga të gjitha ndikimet e një trashëgimie negative duke mos e pranuar atë. Kjo nuk ndodh automatikisht – kjo kërkon vendimin tonë të ndërgjegjshëm.

Pra lajmi i mirë është: Ne nuk i zjgodhëm paraardhësit tanë, por ne mund të vendosim se çfarë të marrim prej tyre dhe të ecim përpara.

Pasoja e mëkatit përgjatë brezave

Kur ne vështrojmë familjet, ne mund të shohim se ekzistojnë forma të mëkatit. Nëse një person po lufton me inatin, me shumë gjasa babai i tij dhe gjyshi i tij e kanë përjetuar po ashtu. Jo vetëm një individ ndikohet por e gjithë familja gjithashtu. Për shembull:

  • Suzana vjen nga një familje me njerëz të suksesshëm akademikisht. Prindërit e saj gjithmonë e kanë nxitur që të jetë ekselente, duke qenë se edhe ata janë nxitur nga prindërit e tyre. Ajo mësoi një model duke e përcaktuar vetë-vlerësimin e saj vetëm përmes suksesit. Ajo besonte se Perëndia e pranon atë vetëm nëse nuk bën gabime. Njësoj si brezi i mëparshëm, ajo kurrë nuk kishte mësuar ta donte veten, ose t’i donte të tjerët pa kushte. Ajo jetonte vazhdimisht në izolim dhe nën frikën e dështimit.

Mëkati shpesh trashëgohet nga një brez në tjetrin derisa dikush mban qëndrim dhe i jep fund atij. Duke u penduar dhe duke u shkëputur, ai dhe pasardhësit e tij çlirohen nga kjo e trashëguar negative.

  • Kur Karol pritej të martohej, ajo kuptoi se ishte vazhdimisht e frikësuar se partneri i saj do e braktiste. Në lutje, Perëndia i tregoi asaj se në familjen e saj ekzistonte një praktikë ku burrat ndaheshin prej grave të tyre. Gjyshi i saj ishte distancuar emocionalisht nga gjyshja e saj dhe babai i saj ishte divorcuar nga nëna e saj, duke çuar në gënjeshtrën se “burrave nuk mund t’u besohet”. Pasi i kishte falur dhe refuzuar gjithçka që lidhej me atë eksperiencë negative, ajo u çlirua nga këto frikëra dhe u mbush me gëzim.

Jezusi na jep një trashëgimi të re

Perëndia na jep mundësinë që të jemi bijtë e Tij, të adoptohemi në familjen e Tij (Gjoni 1:12-13). Kjo është e mundur vetëm përmes Jezus Krishtit (shih “Historia e Perëndisë”). Kur ne e pranojmë ofertën e Tij dhe lindim sërish, Jezusi na jep një trashëgimi të re (Romakëve 8:17). Po ashtu ne mund të çlirohemi nga të gjitha influencat negative të trashëgimisë që kemi marrë nga paraardhësit tanë.

Fillimisht, ne kemi marrë trashëgimi negative pa përfshirjen e vetëdijshme nga ana jonë. Por në shumicën e rasteve, ne kemi filluar – me vetëdije apo pa vetëdije – të bashkëpunojmë me mëkatet e asaj trashëgimie dhe me gënjeshtrat e fshehura. Kështu që më pas ne vetë jemi fajtor të këtij mëkati, po ashtu siç paraardhësit tanë ishin. Për t’u çliruar, ne duhet ta rrëfejmë mëkatin tek Perëndia dhe të pendohemi – të zgjedhim ta refuzojmë atë dhe të largohemi prej tij. Ne mund të lutemi në mënyrë të përgjithësuar dhe të lejojmë që trashëgimia jonë të pastrohet nga Jezusi; por nëse nuk jemi të vetëdijshëm se në cilat sfera jemi bërë tashmë pjesë e sjelljeve mëkatare në jetët tona dhe vazhdojmë ta praktikojmë atë, atëherë nuk do shohim shumë ndryshim. Ja përse është e rëndësishme të lejojmë Jezusin të na tregojë në detaje se cilat janë pjesët e dëmshme të trashëgimisë sonë. Nëse ne vetë po bëhemi pjesë dhe po e kryejmë mëkatin e paraardhësve tanë, nuk mjafton thjesht ta mohojmë trashëgiminë negative. Ne duhet të pendohemi për të personalisht.

Zbatimi

Në një bisedë me Perëndinë, Ai mund të na tregojë, hap pas hapi, elementët negativë të trashëgimisë sonë frymërore. Nëse bëjmë gjithë hapat e nevojshëm për t’i pastruar këto gjëra, ato nuk do të kenë më pushtet mbi ne.

Përdor mbështetjen e një ndihmuesi të mirë! Nëse ndihesh nën trysni apo disi jo i rehatshëm në këtë, të lutem thuaje menjëherë! Nëse je gati të hysh në një bisedë me Perëndinë, mund të fillosh:

{{{1}}}

Lejo që Perëndia të tregojë problemin. Ai po ashtu mund të të tregojë më shumë detaje se kur dhe si ky mëkat ka hyrë në familjen tënde.
Fali anëtarët e familjes që janë përfshirë në mëkatin e tyre dhe që kanë hapur një derë për djallin duke bashkëpunuar me të.

Frymë e Shenjtë, ku jam bërë pjesë e këtij mëkati?

Pendohu dhe kërkoji Perëndisë falje në vendin që ke mëkatuar. Kërkoji Perëndisë nëse një gënjeshtër ka ardhur në jetën tënde përmes këtij mëkati.
Nëse po, refuzoje atë gënjeshtër dhe lejo Jezusin të të tregojë të vërtetën.

{{{1}}}

Ask God if a lie came into your life through this sin. If so, reject this lie and let Jesus show you the truth.
You can ask God if something was stolen from you and your family through this sin. If yes, claim it back, ask God for His blessing, and pray for your family as well.
Nëse neojitet, kërkoji Jezusit se çfarë hapash të tjerë duhet të marrësh. Në rast se Ai të tregon një tjetër problem, filloje udhëzuesin e zbatimit sërish nga fillimi.