Version: 0.9

Kisha

From 4training
Jump to: navigation, search
Other languages:
Albanian • ‎Chinese • ‎English • ‎German • ‎Polish
More information about Albanian

Kur ne e pranojmë Perëndinë dhe marrim Frymën e Shenjtë, ne bëhemi pjesëtarë të familjes së Perëndisë. Çdo fëmijë frymëror ka nevojë të bëhet pjesë e familjes frymërore. Perëndia është Ati ynë qiellor dhe të gjithë besimtarët janë si motra dhe vëllezër të së njëjtës familje. “Kjo shtëpi është kisha e Perëndisë së gjallë...” (1 Timoteut 3:15). Shtëpia nuk është një ndërtesë dhe “kisha” nuk është një vend adhurimi, por një grup besimtarësh.

Jesus and His church

Si e përshkruan Bibla marrëdhënien midis Jezusit dhe ndjekësve të Tij?

Romakët 12:5:

Efesianët 1:22-23:

Si është kisha?

Veprat 2:37-47: Çfarë mësojmë këtu për kishën?


Kisha mund të mblidhet kudo: në parqe, shkolla, kafene, ndërtesa kishash, zyra ose në shtëpi, në dhomën e ndenjes.

Një përkufizim për kishën (sipas Librit të Veprave të Apostujve)

In the New Testament the word “church” is used in three different ways:

  1. All the followers of Jesus in the world (the “body of Christ”)
  2. All the followers of Jesus in a city / a region
    Example Acts 11:22: the “church in Jerusalem”
  3. A group of followers of Jesus that regularly meet together
    Example Romans 16:5: the “church in the house of Prisca and Aquila”

Here we look at the third meaning. What elements make up a specific church?


Besëlidhja

Një grup njerëzish që janë pagëzuar dhe që kanë vendosur të ndjekin Jezusin. Një grup njerëzish që e shikojnë veten e tyre si një kishë dhe angazhohen së bashku për të bërë vullnetin e Perënidsë.

Funksionet

Adhurim
Adhurimi i Perëndisë dhe qëndrimi në praninë e Tij
Bashkësia
Kujdesje me dashuri si dhe gatishmëri për të sakrifikuar për njëri-tjetrin
Lutja
Të jesh së bashku në një marrëdhënie me Perëndinë dhe të flasësh me Të.
Trajnim
Të lexosh Biblën dhe të mësosh t'i bindesh Perëndisë në jetën e përditshme.
Shumëfishimi
Të ndash ungjillin dhe të bësh dishepuj me fuqinë e Frymës së Shenjtë.

Drejtuesit

Kishat e shëndetshme kanë drejtues të cilët kujdesen për të gjithë pjesëtarët dhe i ndihmojnë ata të mësojnë më shumë për Perëndinë dhe të bëjnë vullnetin e Tij në çdo fushë të jetës së tyre.

Tre detyra që kemi si kishë

T'i bashkohemi Jezusit: pagëzimi

Fjala “pagëzim” do të thotë “të zhytesh” njësoj sikur lan rrobat duke i zhytur. Të gjithë ata që besojnë në Jezusin, duhet të pagëzohen ashtu siç u pagëzua Ai. Jezusi i urdhëron ndjekësit e Tij në fund të ungjillit sipas Mateut: “... pagëzojini në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë.” (Mateu 28:19)

Kuptimi i këtij vargu bëhet më i qartë tek Veprat 2:38:

Pagëzimi me ujë quhet ndryshe edhe “larja e rilindjes” (Titi 3:5). Tek Romakët 6:1-11 na shpjegohet ky kuptim: Në të njëjtën mënyrë siç u varros Jezusi dhe u ringjall përsëri në jetë, ashtu edhe ne zhytemi nën ujë, kur pagëzohemi, dhe dalim nga uji me një jetë të re. Natyra jonë e vjetër vdes dhe ne nuk jemi më “skllevër të mëkatit”. Kjo do të thotë, që nuk jemi më të detyruar për të mëkatuar. Tani ne jemi një “krijesë e re” (2 Korintasve 5:17). Në pagëzim ne varrosim jetën tonë të vjetër dhe fillon jeta jonë e re, një stil jetese krejtësisht i ri dhe i udhëhequr nga shembulli i Jezusit.

Duke kujtuar Jezusin: Darka e Zotit

Jezusi personalisht e vendosi Darkën e Zotit si një përkujtim të vdekjes së Tij dhe derdhjes së gjakut të Tij për mëkatet tona. (Luke 22:15-20)

Kur ne marrim Darkën e Zotit, kjo na ndihmon të mos harrojmë dhe të falenderojmë. Isaia 53:5b:

Kur ne marrim Darkën e Zotit, ne kemi kohë të hetojmë veprat dhe besimin tonë (1 Korintasve 11:23-29)

Të japësh: Ofertat

Ofertat janë dhurata falenderimi që i jepen Perëndisë si vepra adhurimi. Ne i ofrojmë sakrifica Perëndisë në shumë fusha të jetës tonë, p.sh. me kohën dhe aftësitë tona. Perëndia na ka kërkuar gjithashtu që një pjesë të financave t'ia japim Atij.

Pyete Perëndinë: Ku duhet ta investoj kohën time? Si duhet t'i investoj paratë e mia?