download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.2

Kohë me Perëndinë

Në rast se dëshirojmë të njohim dikë, ne duhet të kemi kontakt të vazhdueshëm me të. Është e njëjta gjë edhe në marrëdhënien tonë me Perëndinë: për ta njohur Atë më mirë, ne duhet të rezervojmë kohë në axhendën tonë për të kaluar kohë me Të.

Qëllimi i kohës tonë me Perëndinë

  • Për të adhuruar Perëndinë: Perëndia është i denjë për adhurimin tonë dhe e meriton kohën tonë.
  • Për të folur me Perëndinë: Në lutje, ne ndajmë me Të çfarë kemi në zemrat tona. Ne e dëgjojmë Perëndinë në mënyrë që Ai të na flasë dhe të na drejtojë.
  • Të mësosh nga Perëndia: Perëndia dëshiron të na mësojë përmes Fjalës së Tij, Biblës, dhe Frymës së Tij. Ky është si ushqim frymëror për ne që të mund të rritemi.

Shembuj nga Bibla

Shikoni vargjet e mëposhtme të Biblës dhe plotësoni tabelën: Për cilin person flet vargu? Kur, ku dhe konkretisht në ç’mënyrë ky njeri kalon kohë me Perëndinë?

Vargjet Personi Koha Vendi Çfarë ndodh konkretisht
Psalmet 5:3 Davidi në mëngjes ? Duke u lutur dhe duke pritur përgjigje
Danieli 6:11
Marku 1:35
Luka 6:12
Veprat 10:9
Veprat 16:25

Mjete dhe sugjerime për kohën tonë me Perëndinë

  • Bibla: Lexo një pasazh nga Bibla, më pas mendo dhe lutu për të. Mund të përdorësh modelin e pyetjeve koka-zemra-duart për këtë:
    Head-32.pngKoka: Çfarë mësoj këtu?
    Heart-32.pngZemra: Çfarë e prek zemrën time?
    Hands-32.pngDuart: Si mund ta zbatoj këtë?
  • Vendi: zgjidh një vend ku mund të takohesh me Perëndinë pa të të shqetësuar njeri.
  • Ora: Gjej kohën më të mirë ku mund të takohesh rregullisht me Perëndinë.
  • Plani: Zgjidh një libër në Bibël për ta lexuar deri në fund. Si fillim lexo ungjillin sipas Lukës dhe Veprat e Apostujve (tek Dhiata e Re).
  • Mbaj shënime dhe ndaj me të tjerët: Shkruaj ose ndaj me miqtë e tu mendimet e tua, çfarë ndjen që Perëndia po të thotë, pyetjet e tua, kërkesat e e tua të lutjes ose ato të miqve të tu, se si Perëndia u është përgjigjur lutjeve, vargje inkurajimi etj.

Angazhimi im për kohën time me Perëndinë

Koha:


Vendi:


Plani: