download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.1

Lutja

Pse duhet të lutemi?

Të lutesh do të thotë „të flasësh me Perëndinë“ dhe është si frymëmarrje për jetën tonë shpirtërore. Perëndia interesohet për ty dhe do që të ketë një marrëdhënie me ty. Ashtu si dhe në marrëdhëniet e tjera, sa më shumë dhe sa më me sinqeritet të flasim me njëri - tjetrin, aq më e thellë dhe më intensive do të bëhet kjo marrëdhënie.

Ungjilli sipas Mateut 6:5-13

Çfarë mësojmë këtu në lidhje me lutjen?


Gjashtë llojet e lutjes

Lavdërim
Adhuro Perëndinë për atë çfarë Ai është. (Psalmi 34:2)
Falenderim
Falendero Perëndinë për mëshirën dhe përkujdesjen e Tij. (1 Thesalonikasve 5:18)
Vajtim
Shprehe dhimbjen dhe pikëllimin tënd Perëndisë. (Psalmi 13:1-3)
Rrëfim i mëkateve
Kërkoji Perëndisë të falë mëkatet e tua. (Letra e parë e Gjonit 1:9)
Kërkesat
Lutju Perëndisë të plotësojë nevojat e tua. (Filipianëve 4:6-7)
Ndërmjetësim
Lutju Perëndisë të plotësojë nevojat e të tjerëve. (Letra e parë e Timoteut 2:1)

Si ndikon vullneti i Perëndisë në lutjet tona

Ka tre lloje të ndryshme lutjesh në lidhje me vullnetin e Perëndisë:

  1. Perëndia e ka marrë tashmë një vendim
    Shembull: "Zot, dëshiroj të lindem në një kohe dhe vend tjetër."
    → Pavarësisht se sa lutesh, asgjë nuk ka për të ndryshuar.
  2. Perëdia e di që ajo për të cilën ne lutemi nuk është vërtet e mirë për ne. Por për shkak se ne vazhdojmë të lutemi dhe nuk dëgjojmë atë çfarë Perëndia dëshiron të na thotë, Ai thotë në fund "OK", duke shpresuar që do të nxjerrim mësim nga pasojat.
    Shembull: Një fëmijë i vogël shkon tek prindërit e vet dhe kërkon të çojë gotën me ujë tek tavolina. Prindërit e dinë që tavolina është shumë e lartë për fëmijën dhe i sugjerojnë atij që ta mbajnë së bashku gotën. Por fëmija është kokëfortë dhe thotë: “Jo, do ta mbaj vetë“. Në fund prindërit bien dakord më fëmijën. Ashtu siç edhe prisnin, fëmijës i bie gota
    . Prindërit e ngushëllojnë fëmijën, e ndërrojnë dhe fshijnë ujin. Përsëri i sugjerojnë fëmijës që ta mbajnë gotën së bashku. Kësaj rradhe fëmija bie dakord dhe të gjithë janë të kënaqur.
    → Është ajo për të cilën lutesh, me të vërtet një gjë e mirë? Lutesh duke patur motivimin e duhur?
    → Do të të duhet të marrësh përgjegjësitë për rezultatet e lutjes.
  3. Lutemi sipas vullnetit të Perëndisë
    → Ai do ta bëjë atë që thotë! Lexo këtu më shumë rreth vullnetit të Perëdise dhe lutu për të. (Letra e parë e Gjonit 5:14)

Semafori: Një ilustrim i përgjigjes së Perëndisë ndaj lutjeve tona

„Po.“ Drita jeshile Perëndia bie dakord me lutjen tënde dhe i përgjigjet asaj.
„Jo.“ Drita e kuqe Perëndia nuk bien dakord me kërkesën tënde, Ai ka një mendim ndryshe.
„Prit.“ Drita e verdhë Perëndia nuk po përgjigjet (ende), kështu që duhet të jesh i duruar.

Dëgjo Perëndinë

Perëndia dëshiron të flasë me ne, në të njëjtën mënyrë si ne flasim me Të. Sa më shumë kohë shpenzojmë me Të, aq më shumë mësohemi me zërin e Tij. Këto janë 4 parimet kryesore në lidhje me këtë gjë:

Ji i qetë para Perëndisë
Gjej një vend ku je i pashqetësuar dhe ku ke mundësinë të sistemosh mendimet e tua. Të gjitha gjërat e tjera që të shkojnë nëpër mendje: ose dorëzoja ato Perëndisë ose shënoji diku për më vonë në mënyrë që të përqendrohesh tek Perëndia.
Të shikuarit
Perëndia flet rrallë nëpërmjet një zëri të dëgjueshëm, kështu që mos u përqendro vetëm tek veshët. Në të vërtetë Ai preferon të përdorë imagjinatën tonë dhe na tregon shpesh gjëra para “syve tonë të mendjes”.
Mendime spontane
Kur ne marrim Frymën e Shenjtë, Ai influencon mendimet tona. Sa më shumë hapësirë i lejojmë Atij, aq më shumë Ai do t'u japë formë mendimeve tona. Perëndia nuk flet shpesh me urdhëra me zë të lartë, por përmes të folurit të butë nëpërmjet mendimeve që vijnë në mendjen tonë.
Të shkruarit
Është një ndihmë e madhe kur shkruajmë bisedën tonë me Perëndinë, përfshirë edhe pyetjet tona për Të, si dhe mendimet që marrim si një përgjigje prej Tij. Mos shpenzo shumë kohë në fillim duke u menduar gjatë nëse një mendim është nga Perëndia apo jo, por thjesht shkruaj gjithçka pa seleksionuar gjë. Më pas mund të kontrollosh edhe njëherë gjërat që ke shkruar nëse nuk je i sigurt në disa gjëra.

(krahaso Habakuku 2;1-2)

Më shumë këshilla

  • Ne mund të flasim me Perëndinë ashtu siç flasim me një person tjetër. Ai dëgjon atë çfarë ne themi në zemrën tonë. Veçanërisht kur jemi së bashku me të tjerë persona është mirë tw lutemi me zë të lartë, në mënyrë që lutja të jetë një bisedë e të gjithëve me Perëndinë.
  • Ndonjëherë na duhet të këmbëngulim në lutje: "Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur." (Ungjilli sipas Lukës 18:1)
  • Ne mund të lutemi në çdo kohë dhe në çdo vend.
  • Ne lutemi në emër të Jezusit (Ungjilli sipas Gjonit 14:13)
    Ai (Jezusi) të jep pushtet për të vepruar për llogari të Tij. Ne duhet të lutemi për gjërat, për të cilat Jezusi do të lutej. Vetëm në këtë mënyrë ne lutemi sipas “vullnetit të Tij” dhe Ai do t’ju përgjigjet lutjeve tona. E rëndësishme: “në emër të Jezusit” nuk është një formulë magjike, nëpërmjet të cilës lutje bëhet automatikisht më e fuqishme.
  • Perëndia na ka dhënë autoritet nëpërmjet Jesusit, të cilin ne mund ta përdorim në lutjet tona. Kjo nënkupton që ne mund t’i shpallim gjërat (p.sh. kur shpallim bekime, refuzojmë mëkate apo hedhim poshtë një trashëgimi negative frymërore). Në gjithashtu mund të urdhërojmë sëmundje apo demonë të largohen (Ungjilli sipas Lukës 9:1-2).

Zbatimi

Cilën prej 6 llojeve të lutjes (lavdërim, falenderim, vajtim, rrëfim i mëkateve, kërkesa dhe ndërmjetësim) dëshiron të integrosh më tepër në jetën tënde të lutjes?

Çfarë pyetjesh dëshiron t'i bësh Perëndisë? Ku dhe kur është koha duhur?

Qëllimet e mia: