download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.0

Një lutje e përditshme

Frymë e Shenjtë, më mbush!

Lutu që Fryma e Shenjtë të punojë në ty dhe nëpërmjet teje.

Jezus, më mbro!

Vendose veten nën mbrojtjen e gjakut dhe të sakrificës së Jezusit.

At qiellor, të lutem, më jep dhuntitë që më duhen për sot.

Perëndia mund të të japë çdo gjë që ke nevojë për këtë ditë.

Faleminderit Perëndi për jetën dhe çdo gjë që më jep.

Falendero për çdo gjë.


Vish të gjithë armatimin e Perëndisë

  • Helmetën e shpëtimit: Perëndi, mbro dhe ndrysho mendimet e mia.
  • Parzmoren e drejtësisë: Faleminderit Perëndi për hirin Tënd, me anë të të cilit jam shpëtuar.
  • Brezin e së vërtetës: Perëndi, më ndihmo të flas të vërtetën dhe të jetoj sipas të vërtetës tënde.
  • Këpucët e gatishmërisë: Perëndi, më ndihmo të kuptoj situatat ku mund të flas për ty dhe më ndihmo ta bëj këtë.
  • Mburojën e besimit: Perëndi, unë besoj në Ty. Bëj që besimi im në Ty të rritet.
  • Shpatën/Fjalën e Perëndisë: Perëndi, më ndihmo të kuptoj më mirë Fjalën Tënde dhe ta zbatoj atë.

(Efesianët 6:10-17)